Një 34-vjeçare nga fshati Vrapçisht është arrestuar pasi është kapur duke drejtuar automjet pa leje drejtimi, raporton Tetovasot.
Sipas SPB Tetovë, më 4 tetor 2026, në ora 11:25, në fshatin Negotinë të Gostivarit, zyrtarët policorë nga Njësia Policore Gallatë kanë ndaluar G.A. (34), e cila drejtonte një automjet “Renault” me targa të Gostivarit pa patentë shoferi.
Siç raporton Tetovasot, automjeti është konfiskuar, ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj saj do të parashtrohet kallëzim përkatës.






