Kaos në pikën kufitare “Bogorodicë”: Për hyrje në Maqedoninë e Veriut pritet deri në katër orë, kolona kilometrike në kufi

Advertisement

Gjevgjeli, 28 qershor – Kolona të gjata janë krijuar që nga pasditja e djeshme në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, në pikën kufitare “Bogorodicë”.

Qytetarët në rrjetet sociale raportojnë se pritjet për të hyrë në Maqedoninë e Veriut zgjasin deri në katër orë. Kolonat e automjeteve, autobusëve, kamperëve dhe motoçikletave shtrihen me kilometra në hapësirën ndërkufitare.

Në drejtimin e kundërt, për hyrje në Greqi, aktualisht nuk ka pritje të gjata, ndryshe nga situata e mëngjesit të sotëm.

Temperaturat e larta të fundqershorit e vështirësojnë edhe më shumë situatën, ndërsa mes udhëtarëve ka edhe shumë familje me fëmijë të vegjël. Për këtë arsye rekomandohet që, para nisjes, të kontrollohet gjendja në pikat kufitare përmes AMSM-së dhe, nëse është e mundur, udhëtimi të planifikohet në orët e mbrëmjes, kur temperaturat janë më të ulëta, edhe pse koha e pritjes mund të mbetet e njëjtë. përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit