1948 – Themelohet në Tokio, kompania e famshme e motorëve dhe makinave, Honda. E krijuar nga Soiciro Honda dhe Takeo Fujisawa, kjo kompani shumë shpejt, do të bëhej një nga më të famshmet në mbarë botën për prodhimet e saj auto-mobilistike dhe të motorëve sportivë. Vetëm në vitin që lamë pas kjo kompani do të xhironte në buxhetin e saj rreth 16 trilionë dollarë. Ajo operon në afro 22 shtete të botës si distributor në patentat e prodhimeve të saj. Po kështu makinat dhe motorët e kësaj marke shiten në mbi 50 shtete të tjera.
1950 – Në Kanadanë lindore ndodh ajo që do të quhet zjarri i Chingana-s. Si pasojë e flakëve do të shkrumboheshin 3.2 milionë hektarë pyje. Në këtë mënyrë tymi dhe smogu do të përhapeshin jo vetëm në territorin kanadez por edhe në atë amerikan si dhe, deri në Europën Perëndimore. Shtete si Skocia, Islanda, Franca, dhe Hollanda, do ta vuanin ndjeshëm praninë e tymit, për ditë me rradhë në brigjet e tyre. Ky zjarr do të shkaktohej si pasojë e temperaturave të larta atmosferike në këtë zonë.
1954 – Lind në Careggine, futbollisti dhe trajneri i famshëm italian Marco Tardelli. Tardelli, në karrierën e tij sportive, do të debutonte për 10 vjet me ekipin e Juventusit dhe më pas për afro dy vite me Interin. Gjithashtu ai do të mbahet mënd si një ndër lojtarët më të spikatur të Kombëtares Italiane sidomos në Spanjë 1982. Në këtë kampionat botëror, ai do në finale kundër Gjermanisë, do të shënonte golin e fitores. Tardelli do të drejtonte njëkohësisht edhe ekipin e Interit, dhe kombëtaret e Egjiptit dhe Irlandës.






