Propozim-buxheti për vitin 2023 është joreal dhe nuk korrespondon me krizën aktuale, vlerëson profesori Branimir Jovanoviq nga Instituti Vjenez për Studime Ekonomike Ndërkombëtare. Në deklaratë për AIM, Jovanoviq thotë se projeksionet makroekonomike dhe ato të të ardhurave janë shumë optimiste.
“Projektohet rritje e PBB-së prej 3,4 për qind, që është shumë e lartë nga të gjitha institucionet ndërkombëtare. Instituti ynë, për shembull, parashikon rritje prej 2 për qind, ndërsa Banka Botërore prej 2,5 për qind. Inflacioni, projektohet në 3,6 për qind, që është shumë i ulët – Instituti ynë projekton 5 për qind inflacion, ndërsa Banka Popullore 4 për qind. Madje edhe po të pranohen këto projeksione makroekonomike, projeksionet për të ardhurat e buxhetit janë shumë të larta. Gjatë rritjes nominale të PBB-së prej 7 për qind (3,4 për qind + 3,6 për qind), projektohet rritje e të ardhurave prej 10 për qind, që nuk mund të shoh se si do të ndodhë, kur nuk ka planifikuar kurrfarë reforme tatimore”, sqaron Jovanoviq për AIM.