Pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, reagimet kanë ardhur edhe nga figura të njohura të estradës shqiptare.
Në mesin e tyre është edhe reperi Noizy, i cili ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ai ka publikuar një grafik me mbishkrimin “JO NË EMRIN TIM”, ndërsa në të është vendosur edhe emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Reagimi i tij vjen pas vendimit të Dhomave të Specializuara, të cilat shpallën fajtorë katër ish-krerët e UÇK-së për akuza për krime lufte.
Në ditën e aktgjykimit, edhe figura të tjera publike shqiptare kanë reaguar në rrjete sociale. Mes tyre ishte edhe Rita Ora, e cila rishpërndau një postim me emblemën e UÇK-së dhe një mesazh për Kosovën.
Aktgjykimi i shkallës së parë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit ka nxitur reagime të shumta publike në Kosovë dhe jashtë saj.






