Mes 200 mijë aplikantëve, shqiptarja Herolinda Ramadani fiton bursën prestigjioze në Turqi

Advertisement

Shqiptarja Herolinda Ramadani është përzgjedhur përfituese e bursës shtetërore turke Türkiye Scholarships (YTB) 2026, për të vijuar studimet Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin “Marmara” në Stamboll.

Ramadani është përzgjedhur pas një procesi konkurrues aplikimi dhe intervistimi. Këtë vit, për bursën kanë aplikuar rreth 200 mijë kandidatë nga 164 shtete, ndërsa vetëm rreth 5 mijë prej tyre janë përzgjedhur si përfitues.

Para fillimit të studimeve Master, Ramadani do të ndjekë edhe programin e gjuhës turke, i cili është pjesë përbërëse e bursës.

Ajo ka përfunduar studimet Bachelor në Studime Evropiane dhe Ndërkombëtare në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, me mesatare 9.07/10.

Gjatë viteve të fundit, Ramadani ka qenë e angazhuar në institucione publike, projekte dhe iniciativa të ndryshme në fushën e politikave publike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit