Java e ardhshme nis me temperatura më të larta

Javën e ardhshme vendin e presin temperatura dukshëm më të larta, që sipas meteorologëve temperaturat më të larta pritet të regjistrohen në pjesët qendrore dhe juglindore të vendit, ku ato mund të arrijnë deri në 30 gradë.

Por, sipas mjekëve ndryshimi i temperaturave nga i ftohti në të nxehtë për një kohë shumë të shkurtër ndikon në mënyrë negative në organizëm, sidomos tek të moshuarit dhe fëmijët.

Ky ndryshim i shpejtë i temperaturave do të thotë se vendi, brenda një kohe të shkurtër, po kalon nga mëngjese të ftohta pranverore në temperatura që i ngjajnë fillimit të verës. Veçanërisht ngrohtë do të jetë në rajonin e Vardarit dhe në pjesët juglindore, ku tradicionalisht më shpejt ndihet ndikimi i masave ajrore nga jugu.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit