14.8 C
Skopje

Janë shkelur të gjitha afatet për ndërtimin e autostradës Ohër – Kërçovë

Pas vitesh heshtjeje për vonesën në ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër, Artan Grubi tha se ishte e papranueshme ajo që po ndodhte, dhe kërkoi që të ndërpritet kontrata e autostradës.

“Afati skadon deri në fund të vitit, dhe mendoj se është koha që Qeveria dhe Kuvendi ta shqyrtojnë atë marrëveshje, kështu që nëse është e nevojshme, le të ndërpritet dhe t’i jepet dikujt tjetër. Sepse kjo tashmë është skandaloze dhe absolutisht e papranueshme. Mandati ynë është një vit, dy, tre, katër maksimum, nëse nuk japim rezultat gjatë mandatit, neve na dërgojnë në shtëpi. Por, duhet ti dërgojnë në shtëpi edhe ata që gabojnë në projektim, dhe të fillojnë procedime penale për keqprojektim. Njëmbëdhjetë rrëshqitje të reja të dheut në rrugën Kërçovë-Ohër, kjo është e papranueshme”, u shpreh Artan Grubi – Zëvendëskryeministri i Parë.

Grubi është pesimist se autostrada së shpejti mund të jetë gati.

“Nuk e di se si do të votojnë deputetët në fund të dhjetorit në lidhje me zgjatjen e asaj kontrate, sepse është skandaloze. Kur filluam negociatat me Behtel dhe Enka për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 d, ata na thanë të vëmë bast se do të përfundojmë autostradën para se të përfundoni autostradën kineze. Mendova se po bënin shaka. Edhe kjo doli të jetë e vërtetë. Nëse duhet të ndalet, jepja njerëzve që dinë të ndërtojnë rrugë”, shtoi Artan Grubi – Zëvendëskryeministri i Parë.

Kryeministri Kovaçevski tha se ai tashmë kishte kërkuar një revizion të projektit, dhe se kontrata ka të ngjarë të ndërpritet për shkak të mospërmbushjes së afateve.

“Unë besoj se është e papranueshme që autostrada 40 km të ndërtohet 10 vite, dhe ende nuk është ndërtuar. Kam njoftuar kolegët e mi në Qeveri, se do të kërkoj revizion të këtij projekti në bazë të të cilit do të merret vendimi. Besoj se duhet të mendojmë në drejtim të ndërprerjes së kësaj kontrate dhe të kërkojmë një kontraktues që do ta bëjë këtë në mënyrë cilësore”, deklaroi Dimitar Kovaçevski-kryeministër.

Ndërtimi deri tani ka kushtuar 600 milionë euro. Autoritetet siguruan se autostrada Kërçovë – Ohër do të jetë gati deri në fund të vitit 2023. Ky do të jetë vazhdimi i katërt i ndërtimit të saj, i cili deri më tani vlen 600 milionë euro. /Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit