Jack Smith flet për dënimin e Hashim Thaçit në Kongresin amerikan

Advertisement

Ish-kryeprokurori i Dhomave të Specializuara të Hagës, Jack Smith, po dëshmon para Kongresit amerikan, ku po merret në pyetje nga kongresmenë republikanë lidhur me punën e tij të mëparshme.

Gjatë seancës, kongresmeni Eric Schmitt e pyeti Smithin nëse gjatë karrierës së tij kishte pasur raste që i kishte humbur. Smith pranoi se kishte humbur raste.

Më pas, Schmitt e pyeti për punën e tij në Hagë dhe ndjekjen penale ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas transkriptit të publikuar nga Gazeta Express, Smith deklaroi se Thaçi “sapo është dënuar” dhe përmendi mbi 300 raste torture dhe 96 vrasje të paligjshme.

Schmitt më pas e pyeti nëse angazhimi i tij në Hagë kishte qenë një mundësi për t’iu kundërpërgjigjur Donald Trumpit, por Smith e mohoi një gjë të tillë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit