Berlin: Rusia ende nuk është gati për negociata serioze për përfundimin e luftës

Advertisement

Gjermania ka deklaruar se bisedimet e para të drejtpërdrejta me Moskën që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës kanë treguar se qëndrimet e dy palëve mbeten shumë larg njëra-tjetrës.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane tha se Rusia, sipas vlerësimit të Berlinit, ende nuk është e gatshme të angazhohet seriozisht në negociata për armëpushim apo për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Deklarata vjen dy ditë pas takimit në Nju Jork mes ministrit të Jashtëm gjerman Johann Wadephul dhe homologut të tij rus Sergej Lavrov, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Wadephul e përshkroi takimin si intensiv dhe tha se kishte propozuar bisedime për uljen e tensioneve, veçanërisht lidhur me situatën në Ukrainë. Megjithatë, sipas tij, nuk pati marrëveshje për çështjet kryesore.

Takimi ishte i pari në disa vite mes ministrave të Jashtëm të Gjermanisë dhe Rusisë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit