22.8 C
Skopje
Sunday, May 5, 2024

Ish-këshilltari i Thaçit: Asnjë provë apo dëshmitar që provon akuzat

Janë bërë tre vjet që kur Dhomat e Specializuara e publikuan aktakuzën ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Bekim Çollaku, ish-këshilltar i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, tha se nuk ka asnjë provë dhe asnjë dëshmitar që të vërtetojë akuzat që janë ngritur.

“Bazuar në ato që kam parë në seancat e hapura publike, një gjë është e sigurt; asnjë nga ata që kanë dëshmuar deri sot nuk i kanë shërbyer provave të cilat duhet të dëshmonin akuzat e prokurorisë. E njëjta gjë është edhe për dëshmitarët e seancave të mbyllura, asnjë nga ata nuk i përfshin Thaçin dhe të tjerët në krimet e aluduara. Por publiku nuk ka transparencë për këtë proces se seancat po mbahen të mbyllura”, tha ai për Euronews Albania.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit