“Që nga viti 2017, që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë, e deri më tani, vendi ynë ka ndërmarrë hapa shumë konkretë për të ndihmuar fqinjët. Që në vitin 2019, presidenti Rumen Radev prezantoi tezën për ndryshim imperativ të Kushtetutës dhe njohjen e të drejtave të bullgarëve në dialogun me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Teksti për ndryshim është gati, është dhënë për shqyrtim, por nuk ka vullnet politik dhe as publik që të kalojë nëpër komisione dhe sallë plenare”, tha Iotova në fjalën e saj.