18.8 C
Skopje
Tuesday, May 28, 2024

Iljaz Halimi: Maqedonia e Veriut duhet të jetë shtet i maqedonasve dhe shqiptarëve!

Iliaz Halimi një nga politikanët e rëndësishëm të viteve ’90, themelues i Partisë Demokratike Popullore dhe Partisë Demokratike Shqiptare, flet për herë të parë pas tërheqjes me vite nga politika në një intervistë të rrallë për Programin 200 në Alsat.

Ai thotë se e ka peng që nuk është krijuar një strategji dhe bashkëpunim më i madh mes partive për të arritur më shumë për shqiptarët. Pas gjithë zhvillimeve dhe Marrëveshjes së Ohrit kauza e re e partive duhet të jetë definimi i ri Maqedonisë së Veriut si shtet i maqedonasve, shqiptarëve dhe të tjerëve.

Nacionalizmi sipas tij është përdorë nga liderët partiak për vota dhe kjo bëhet edhe sot, çka është gabim.

Ai nga skena politike u tërhoq për të dhënë një angazhim akademik e studimor dhe për dallim nga politikanë të tjerë, të brezit të tij, nuk ka pasur poste ose angazhime publike. Ditë më parë botoi librin me katër vëllime “Morfologjia e një kauze kombëtare”!

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit