Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, dje në Lujanë të Sllovenisë foli në një forum për rëndësinë e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
“Në adresimin tim theksova se integrimi europian i rajonit tonë është një domosdoshmëri strategjike për sigurinë dhe stabilitetin e Europës,” tha Gashi përmes Facebook të tij lidhur me paraqitjen e tij në forumin e organizuar nga OJQ Nizami Ganjavi International Center e Azerbaijanit.
“Nënvizova rrugëtimin e vendit tonë drejt BE-së, përfshirë kompromiset e vështira dhe angazhimin e vazhdueshëm për reforma, si dëshmi e qartë e orientimit tonë euroatlantik. U shpreha I bindur se zgjerimi, është një kontratë besimi që kërkon përgjegjësi dhe guxim nga të dyja palët dhe se Ballkani Perëndimor nuk është një periferi që duhet lënë në pritje, por është një pjesë e Europës që kërkon të plotësojë vetveten,” shkruajti kryetari i kuvendit.





