Me rastin e inaugurimittë Tetarit të Arbëreshëve dhe Konventës Arbërore 2026 kryetari i Komunëssë Strugës z.Mendi Qyra, së bashku me personalitete të njohura, politike dhe fetare, nga Italia, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës, pati nderin të jetë pjesë e inaugurimit të Teatrit Arbëresh në Kalabri si dhe e Konventës Arbërore 2026 organizuar nga Gazeta e Alpeve.
Kryetari Qyra pati nderin ta përshëndes këtë takim të madh të arbëreshëve duke theksuar se kultura arbëreshe nuk është një ishull i izoluar, por një pjesë integrale e trungut shqiptar. Teatri i Arbëreshëve në San Demetrio Corone (Shën Mitër), Kozencë, do të jetë një nga pikat më të rëndësishme të kulturës dhe artit për komunitetin arbëresh në Itali. Teatri nuk është vetëm hapësirë artistike, por një shtëpi e gjallë për gjuhën arbërore, për rrënjët dhe traditat që arbëreshët i kanë ruajtur me përkushtim ndër shekuj.
Teatri nud to t’i përkasë vetëm qytezës së Shën Mitrit, por të gjithë atyre që e ndiejnë dhe e vlerësojnë kulturën tonë të përbashkët, duke besuar se një shoqëri rritet përmes kulturës, bashkëpunimit dhe kujtesës kolektive.

Komuna e Strugës dhe komunat arbëreshe janë tashmë të binjakëzuara dhe me padurim presim që grupet tona folklorike të performojnë në këtë skenë, ashtu siç I kemi pritur dhe do t’i mirëpresim gjithmonë arbëreshët në manifestimet tona tradicionale si “Këngë Jeho” dhe “Mbrëmjet e strugane të poezisë”.
Kryetari Qyra e përshëndeti kryetarin e Komunës së Shën Mitrit, z. Ernesto Madeo, për punën e shkëlqyer që ka bërë në komunën e tij, e përgëzoi për teatrin gjigant të arbëreshëve dhe i premtoi bashkëpunim të ngushtë mes dy komunave.
Shën Mitri (San Demetrio Corone) konsiderohet “kryeqyteti” kulturor i arbëreshëve të Kalabrisë, falë edhe Kolegjit të Shën Adrianit (Collegio di Sant’Adriano). Me këtë kolegj është binjakëzuar Gjimnazi i Strugës Dr. Ibrahim Temo dhe projektet arsimore dhe kulturore nuk kanë munguar.
Në fund vlen të theksohet se delegacioni i Komunës së Strugës u ndie i vlerësuar ngase drejtuesi apo moderatorii Konventës arbërore 2026, në këtë festë të arbëreshëve, ishte nëpunësi i komunës sonë, udhëheqësi i Sektorit për veprimtari publike, z.Xhemi Hajredini.




