Hoxha jep lajmin e mirë: Mjetet nga IPARD sërish të qasshme për bujqit dhe agrobizneset vendase

 

 

Qeveria ka miratuar heqjen e pezullimit dhe rikthimin e pagesave nga Programi IPARD 3, duke hapur rrugën për investime të reja dhe mbështetje për fermerët.

 

Këtë përmes një postimi në rrjetet sociale e ka bërë të ditur, numri dy i ministrisë së Bujqësisë, Albrim Hoxha, sipas të cilit mjetet nga IPARD, janë sërish të qasshme për bujqit dhe agrobizneset vendase.

 

“Sot ndajmë një lajm të rëndësishëm për bujqësinë dhe zhvillimin rural. Pas një periudhe sfiduese, janë kryer kontrolle të plota dhe janë marrë masa për forcimin e transparencës dhe integritetit. Rasti i parregullsisë është konstatuar si i izoluar dhe nuk reflekton mbi funksionimin e përgjithshëm të programit”, ka shkruar Hoxha.

 

Komisioni Evropian, thekson ai, ka vlerësuar përpjekjet dhe ka njohur hapat e ndërmarra nga institucionet e vendit, duke dhënë dritë jeshile për vazhdimin e programit.

 

“Mjetet nga IPARD janë sërish të qasshme për bujqit dhe agrobizneset vendase, ndërsa procesi do të vijojë me mbikëqyrje më të fortë dhe rregulla më të qarta, duke garantuar që çdo fond të përdoret me përgjegjësi dhe në shërbim të drejtpërdrejtë të ekonomisë rurale”, thotë Hoxha.

 

Ai shton se bujqësia mbetet shtyllë e zhvillimit ekonomik të vendit.

 

“Me përkushtim dhe bashkëpunim, do të vazhdojmë të ndërtojmë një sektor më të fortë, më konkurrues dhe më të drejtë për të gjithë”, nënvizon zv/ministri Hoxha.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit