SKANDAL / Edi Rama hyn më shtëpinë e Alfabetit në Manstir. Mbyll dyert për qytetarët dhe mediat!
Vizita e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Shtëpinë e Kongresit në Manastir është shoqëruar me një situatë të pakëndshme për mediat.
Derisa në Manastir shënohet 22 Nëntori – Dita e Alfabetit Shqip, qytetarër që ishin brenda përmtë vizituar shtëpinë e Kongresit janë larguar, ndërsa gazetarët dhe ekipet mediatike kanë mbetur jashtë dyerve të Shtëpisë së Kongresit, ku ndodhet Edi Rama.
Dyert e objektit janë mbyllur për qytetarët dhe mediat, duke pamundësuar përcjelljen nga afër të zhvillimeve brenda tij.
Deri më tani nuk ka sqarim zyrtar se përse qytetarët dhe mediat nuk janë lejuar të hyjnë në objekt.
Kjo është hera e parë që Edi Rama, gjatë gjithë qeverisjes së tij vjen në Shtëpinë e Kongresit më Manastir dhe në këtë shtëpi futet dhe mbyll dyert. / ORA24.








