Haxhiu pret në takim kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të presë sot në orën 14:00 në një takim zyrtar kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.

Takimi zhvillohet në kabinetin e presidentes dhe vjen në një periudhë të rëndësishme institucionale, kur vendi ndodhet përballë zhvillimeve politike dhe procesesh të ndërlidhura me organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve.

Mediat do të lejohen të marrin pamje në fillim të takimit./KultPlus.com

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit