23.8 C
Skopje
Sunday, May 19, 2024

Hamasi lëshon raketa thellë në Izrael, ndizen sirenat në Tel Aviv

Sirenat kanë rënë në Tel Aviv dhe zonat përreth, ndërsa Hamasi tha se hodhi raketa thellë në Izrael, raporton Reuters.

Mjekët raportuan se dy gra në Tel Aviv pësuan plagë nga breshëria e sulmeve, e cila pasoi relativisht një qetësi në gjuajtjen me raketa ndërsa forcat izraelite kryenin një ofensivë tokësore në Gaza në javën e pestë të luftës.

Ushtria tha se rreth 9,500 raketa dhe dronë ishin hedhur në Izrael nga Gaza dhe fronte të tjera që nga 7 tetori. Ai shtoi se 2,000 prej tyre ishin rrëzuar nga mbrojtja ajrore, ndërsa rreth 12% e raketave të Gazës, të cilat kryesisht janë prodhuar në vend, kishin rënë brenda territorit palestinez.

“Me hyrjen e forcave (izraelite) në terren, ka një rënie të konsiderueshme në numrin e lëshimeve”, tha ai.

Shifrat e dhëna nga ushtria nuk janë verifikuar nga Guardian, që raportoi lajmin, transmeton Gazeta Express.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit