8.8 C
Skopje
Monday, December 2, 2024

Grubi: Unë nuk do të jem kryeministri i parë shqiptar, por një kandidat/e tjetër e BDI-së

Këtyre ditëve partitë politike do të bisedojnë për harmonizimin e qëndrimeve për datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe presidenciale, bëri të ditur zëvendëskryeministri Artan Grubi. BDI-ja tha ai është e gatshme për të gjitha datat e mundshme, si dhe për zgjedhje të veçanta apo të dyfishta. Grubi tha se 100 ditë para zgjedhjeve do të ketë kryeministër shqiptar, por se ai nuk do të jetë kandidat për kreun e qeverisë, por ndonjë tjetër kandidat apo kandidate për të cilin do të vendos krye i kësaj partie Ali Ahmeti.

“Unë nuk e shoh veten në postin e kryeministrit shqiptar në 100 ditëshin e fundit të qeverisë teknike dhe BDI dhe Ali Ahmeti do të propozojnë një kandidat apo kandidate, i cili ose e cila zbaton detyrën e thyerjes së tabusë të marrjes së përgjegjësisë në ekzekutiv nga një shqiptar për të udhëhequr këtë qeveri”, deklaroi Artan Grubi, zëvendëskryeministër i parë.

Grubi ka komentuar edhe deklaratën e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari i cili hodhi poshtë mundësinë e koalicionit me BDI-në. Grubi thotë se me ASH-në kanë raporte të shkëlqyera dhe nuk përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit edhe në zgjedhje.

“Marrëdhëniet me Aleancën për Shqiptarët i kemi të shkëlqyera dhe na bashkon ideja e integrimit në Bashkimin Evropian, duke i avancuar këto ide të përbashkëta edhe në një bashkëpunim në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale”, tha Artan Grubi, zëvendëskryeministër i parë.

“Ne kemi vendim të partisë ku thuhet se Aleanca për Shqiptarët del vetë në zgjedhje dhe ky vendim për të qenë përfundimtar duhet Aleanca për Shqiptarët ta mbajë Kuvendin qendror dhe të përfundojë kjo dilemë. Edhe në takimin e fundit me z. Ahmetin i kam treguar se ASH-ja është e vendosur të dalë vetë në zgjedhje. D.m.th. gjasat për të dalë me BDI-në janë aspak dhe kjo është e qartë”, u shpreh Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët. /Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit