11.8 C
Skopje
Saturday, November 2, 2024

“Gjykatësit shërbëtorë do të dalin para drejtësisë”

Gjykatësit të cilët u rreshtuan dhe u bënë shërbëtorë të pushtetit do të dalin para drejtësisë pas formimit të qeverisë së re, tha kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Në fjalimin e tij në shënimin e 23 Tetorit, ditës së luftës revolucionare maqedonase, Mickoski thotë se partia që erdhi në pushtet me sloganin “pa drejtësi s’ka qetësi” mban turpin për secilën padrejtësi të bërë gjatë kësaj periudhe, kurse zotohet partia e tij do të luftojë për drejtësi joselektive dhe ligji do të vlejë njësoj për të gjithë.

“E gërditshme dhe e vështirë për t’u parë është pamja e shkatërrimit të drejtësisë edhe atë nga ata që flisnin për drejtësi kur ishin në opozitë. Gjykatësit nga defterët u bënë shërbëtorët e tyre por duhet të dinë se duke e parë dinakërinë e tyre nuk do të gjejnë përqafim të ri në qeverinë e VMRO-DPMNE-së por edhe ata do të përballen me drejtësinë. Kanë mundur të uleshin shtrembër, por duhet të gjykonin drejt”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski tha se gjykatës të caktuar, duke mos ja përmendur direkt emrin por duke aluduar në gjykatësen Dobrilla Kacarska, gjykoi shpejt anëtarë të VMRO-DPMNE-së me porosi të pushtetit. Ai ju referua rastit të 27 prillit, duke thënë se një ditë të dënuarit që i quajti mbrojtës ose “branitella”, do të marrin drejtësi të plotë.

“Ajo punë nuk ka përfunduar. Ajo çështje deri sa ekziston VMRO-DPMNE-ja dhe deri sa unë jam kryetar nuk ka përfunduar. Ata njerëz nuk kërkojnë amnisti. Ata njerëz nuk duan të jenë në të njëjtin grup me vrasës, reketarë dhe kriminelë. Ata njerëz kërkojnë drejtësi dhe menjëherë pas formimit të qeverisë së re, VMRO-DPMNE-ja do ta ngrejë çështjen e drejtësisë së plotë për mbrojtësit tanë të kushtetutës” , u shpreh Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski, mes tjerash tha se qeveria lejon ndërhyrje të fqinjëve që imponojnë çështje të identitetit kurse sfidë më e madhe se sulmet ndaj identitetit, sipas tij, janë sulmet në xhepin e qytetarëve.

Uria dhe varfëria, tha kreu i opozitës, janë kërcënimet më të mëdha për të ardhmen e qytetarëve./ Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit