10.8 C
Skopje
Sunday, May 5, 2024

Gjykata Administrative i kthen kompetencat Komunës së Tetovës për Gjimnazin “Kiril Pejçinoviq”

Komuna e Tetovës njofton se Gjykata Administrative ja ka kthyer kompetencat në lidhje me funksionimin e përgjithshëm të Shkollës së Mesme Komunale Gjimnazi “Kiril Pejçinoviq” – Komuna e Tetovës.

“Gjykata Administrative në aktgjykimin e saj të qartë, të prerë dhe kategorik ka konstatuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Arsimin e Mesëm, se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka marrë një vendim krejtësisht të pasaktë dhe të kundërligjshëm për heqjen e kompetencës të kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami dhe se Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ka vazhduar fare me vërtetimin e fakteve dhe provave që do të përbënin bazë për marrjen e vendimit me të cilin kryetarit të komunës i është hequr kompetenca dhe kredencialet në lidhje me Gjimnazin “Kiril Pejçinoviq”, tha Valedin Ademi përgjegjës për sektorin e arsimit në Komunën e Tetovës.

Ai njofton se Gjykata Administrative ka vlerësuar ligjshmërinë e vendimit të kontestuar për revokimin e kompetencave të kryetarit të Komunës së Tetovës dhe në aktgjykimin e saj ka theksuar qartë dhe pa mëdyshje se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë shkelje të dispozitave të Ligjit për arsimin e mesëm dhe se është konstatuar se gjendja faktike ka rezultuar të ishte e paplotë dhe jo korrekte dhe se është vepruar në dëm të Komunës së Tetovës.

“Me këtë aktvendim të Gjykatës Administrative kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami i kthehen kompetencat në lidhje me funksionimin e përgjithshëm të Shkollës së Mesme Komunale “Gjimnazi Kiril Pejçinoviq”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit