Shkup, 05 tetor, Zhurnal.mk – Në vijim është pastrimi i plotë i Urës së Gurit dhe Sheshit “Maqedonia”, me ç’rast po hiqen grafitet, mbishkrimet dhe papastërtitë e grumbulluara në këto dy simbole të njohura të kryeqytetit, njoftoi Qyteti i Shkupit, përcjell Zhurnal.mk.
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, bëri të ditur se aktivitetet e pastrimit synojnë përmirësimin e gjendjes së hapësirave publike dhe rikthimin e pamjes së tyre. përcjell Zhurnal.mk .






