12.8 C
Skopje
Saturday, March 15, 2025

Gërvalla: Propozimi i ri i BE-së për Asociacionin ka një qasje tjetër nga të kaluarit

DW: Ju edhe më parë keni bërë thirrje në adresë të BE-së, por ajo nuk e ka ndryshuar qëndrimin. Çfarë prisni të ndodhë konkretisht?

Donika Gërvalla: Ne vetëm mund t’i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian, nuk mund t’i imponojmë qëndrimet tona. Ne mund të sensibilizojmë dhe të jemi të qartë, qoftë në paraqitjen e dëshmive rreth aktit të agresionit që është kryer, po ashtu që të shfrytëzojmë të gjitha kanalet diplomatike dhe publike për të sensibilizuar shtetet. Kjo është ajo çka mund të bëjmë ne, tjetra ka të bëjë me Bashkimin Evropian, dhe unë nuk besoj që Bashkimi Evropian dëshiron dhe kjo konferencë është një mundësi e mirë, nuk besoj që BE të mos humbasë më shumë nga kredibiliteti edhe ashtu shumë i shpenzuar në rajonin tonë.

DW: A e ka pranuar Kosova zyrtarisht Asociacionin…

Donika Gërvalla: Nuk e di për cilin asociacion e keni fjalën, ka një asociacion i vitit 2013, është bërë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, të cilën Gjykata e vitit 2015 e ka shpallur si shkelje të më shumë se 22 neneve. Ne kemi një propozim të ri, një dokument të ri të Bashkimit Evropian, në vija të trasha ka një qasje krejt tjetër nga në të kaluarët. Por këto janë të gjitha gjërat që ne do t’i bisedojmë gjatë një procesi intensiv me Bashkimin Evropian dhe e gjitha kjo varet se a do të jetë ky propozim, ai i cili do të sjellë normalizimin përfundimtar me Serbinë apo jo. Nëse çfarë do lloj dokumenti shërben vetëm për Kosovën dhe nuk shërben për normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin tonë atëherë ne jemi shumë skeptik se sa i përshtatshëm është ai për t’u diskutuar.

DW: Kancelari gjerman Olaf Scholz tha që ju e keni pranuar propozimin për Asociacionin.

Donika Gërvalla: Po të lexoni me kujdes deklaratën e kryeministrit pas takimit në Bruksel, atëherë do ta dini që kryeministri ka bërë një deklaratë të hapur dhe të sinqertë për nënshkrim të tri dokumenteve. Po atë ditë Serbia e ka refuzuar atë ofertë të kryeministrit tonë përmes Bashkimit Evropian, prandaj një gjë e tillë tani është shtyrë për në të ardhmen, dhe se si do të ndodhë në të ardhmen, dhe a do të ndodhë në të ardhmen, mbeten të gjitha pyetje të hapura./DW

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit