Në Gaziantep të Turqisë, veçanërisht në zonën e Islahiyes, mijëra speca të kuq të mbledhur nga fushat shpërndahen në sipërfaqe të mëdha dhe lihen të thahen nën diell.
Speci i Islahiyes njihet për aromën karakteristike dhe shijen pikante. Gjatë procesit të tharjes, specat kthehen dhe përzihen në intervale të caktuara për të siguruar tharje sa më cilësore.
Pas tharjes, specat transportohen në impiante për përpunim, ku përfundimisht shndërrohen në spec të kuq të grimcuar (pul biber). �







