Për fatin e tyre të mirë, në momentin e fundit para se të shkrepnin këmbëzën e armëve, ata dalluan në jelek shkrimin e gazetarit. Sipas deklaratës së Bibes, ushtarët i shtrinë në tokë, ua morën telefonat dhe pajisjet e tyre dhe pasi e verifikuan që ishin gazetarë, i lanë të lirë.
Bibe edhe pse në momente frike dhe paniku, ka arritur që të filmojë momentin, kur janë ndaluar nga një tank me ushtarë izraelitë që i kishin drejtuar armët, duke menduar se janë armiku. Në video Bibe dëgjohet gjatë gjithë kohës duke thënë se janë gazetarë.
https://youtu.be/melQa7aMCRk?si=Gxopj_UfLoWM0QoI