Filozofi shqiptar nga Presheva, Latif Mustafa, i ka komentuar aktet e agresionit izraelit ndaj popullit palestinez.
Sipas tij, bombardimet e mbrëmshme në spitalin “Al-Ahli” janë shfaqje e pushtetit fashizoid të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu.
Ja postimi i plotë i analistit dhe filozofit shqiptar, Latif Mustafa:
“Heshtja e institucioneve botërore, hezitimi i qeverive demokratike dhe indiferenca jonë ndaj sulmeve të civilëve dhe fëmijëve në Gaza, është manifest i vdekjes së ndërgjegjes njerëzore. Pamundësia e empatizimit me të shtypurin, të dhunuarin e të vrarin e pambrojtur në emër të gjeopolitikës dhe orientimit qytetërimor flet për hipokrizinë tonë ndaj idealeve të po këtij qytetërimi, ideal i të cilit është njeriu. Të shohësh kufoma fëmijësh, të pluhrosura e të mavijosura, e të mbytura në gjak, s’ka si mos të të shkulet zemra nga vendi. Pamjet tmerrshme nga bombardimet e spitalit Al – Alhi Baptist janë zbulesë e pushtetit fashizoid të Netanjahut dhe vdekjes së ndërgjegjes njerëzore e politike të të gjithë aleatëve që e mbështesin atë. Më vjen turp që jetoj në një botë të tillë. Djegni librat, diplomat e titujt sepse të gjithë kemi rënë në provimin e njerzishmërisë!”, ka shkruar Latif Mustafa.