Policia kufitare gjermane në aeroportin e Memmingenit, të hënën e kaluar në orët e para të mëngjesit, ndaloi një nënë dhe djalin e saj 16-vjeçar gjatë kontrollit të pasagjerëve në një fluturim nga Beogradi.
Meqenëse pushimet shkollore në Bavari ende nuk kishin filluar, kjo gjë u duk e dyshimtë për oficerët e policisë, ndaj i morën në pyetje, njoftoi policia kufitare e Aeroportit të Memmingenit, transmeton Blaulicht Report.
Raportim i rremë për sëmundje për një pushim të zgjatur
Nëna u pohoi policëve se mësimi për djalin e saj fillonte më vonë. Megjithatë, pas verifikimit në shkollën përkatëse, u konstatua se nuk kishte asnjë leje të veçantë për mungesën, por nxënësi ishte raportuar thjesht si i sëmurë.
Nënën tashmë e pret një kallëzim penal sipas Ligjit bavarez për edukimin dhe arsimin. Për një shkelje të tillë, sipas ligjit, zakonisht mund të shqiptohet një gjobë monetare./Index.hr





