Një mundësi e re arsimore për fitimin e kualifikimit specialist për mekatronikën e kami-onëve dhe automjeteve të rënda transportuese është futur në shkollën e mesme „Vlado Tasevski“ në Shkup. Programi, të cilin nga sot fillon ta ndjekë grupi i parë prej 15 pjesëmarrësve të regjistruar, paraqet përgjigje ndaj nevojës reale të tregut të punës për kuadër profesional dhe të specializuar në këtë fushë.
Bëhet fjalë për një program të zhvilluar përmes bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Ar-simit dhe Shkencës, Agjencisë së punësimit, SHMQSH „Vlado Tasevski“, Mbretërisë së Suedisë, Volvo Group dhe agjencisë zvicerane Helvetas, me qëllim krijimin e kushteve për përvetësimin e njohurive konkrete dhe aftësive praktike në përputhje me nevojat e kësaj fu-she.
Programi është pjesë e arsimit joformal dhe mundëson ndërlidhjen e drejtpërdrejtë të ar-simit me sektorin real, përmes trajnimit praktik dhe përcjelljes së njohurive nga profesion-istë të shquar të industrisë.
„Arsimi i mesëm profesional është një nga pikat tona të forta, ndërsa me iniciativa të tilla e bëjmë sistemin arsimor edhe më të fuqishëm, më funksional dhe më efikas. Veçanërisht e rëndësishme është që pjesëmarrësit do të kenë mundësi të marrin trajnim praktik me mbështetjen e një kompanie me renome botërore në industrinë e automobilave. Pres që ky grup të shndërrohet në kuadër profesional cilësor dhe konkurrues, të gatshëm për t’iu përgjigjur nevojave të kompanive dhe tregut të punës“, theksoi sekretarja shtetërore në MASH, Elena Ivanovska, në promovimin dhe fillimin e programit.
Ajo shprehu pritjen që kjo iniciativë në të ardhmen të shndërrohet në një kualifikim formal arsimor dhe të jetë e qasshme edhe për gjeneratat e reja, si pjesë e sistemit të rregullt arsi-mor.
„Ministria e arsimit dhe shkencës, në bashkëpunim me Qendrën për zhvillimin e arsimit profesional dhe Byronë për zhvillimin e arsimit, do të punojë për krijimin e kushteve për integrimin e saj në arsimin formal, përmes përgatitjes së programit përkatës mësimor dhe tekstit shkollor. Shpresoj që, së bashku me partnerët tanë, nëse paraqitet nevoja, të siguro-jmë edhe pajisje shtesë për realizimin e trajnimit praktik cilësor“, theksoi Ivanovska.
Futja e kualifikimit të ri është një tjetër shembull i rëndësisë së partneritetit ndërmjet in-stitucioneve arsimore, komunitetit të biznesit dhe partnerëve ndërkombëtarë në krijimin e mundësive arsimore që kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e kompetencave profesion-ale, punësueshmërinë e qytetarëve dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë vendase.








