Flakët kaplojnë një shtëpi në Bogovinë, nuk ka të lënduar

Advertisement

Më 28.09.2026 në orën 11:30 në Njësinë Policore Kamjan është denoncuar se ka shpërthyer zjarr në katin e dytë të një shtëpie në fshatin Bogovinë, në pronësi të XH.B. (58). Me ndërhyrjen e ekipit të Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit Bogovinë, zjarri është fikur. Persona të lënduar nuk ka. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit