Filmi “Shame and Money” do të ketë premierën gjermane në Filmfest München

Piaffe Film ka njoftuar se filmi “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, do të ketë premierën gjermane në kuadër të Filmfest München, ku është përzgjedhur në seksionin Cinemasters.

Filmi do të shfaqet më 28 qershor në Astor Arri Kino dhe më 3 korrik në Cinema Filmtheater, ndërsa nga 24 shtatori do të nisë shfaqjen në kinematë e Gjermanisë.

“Shame and Money” është një bashkëprodhim ndërkombëtar, ku përfshihet edhe Eagle Eye Films Kosova, me një kast aktorësh që përfshin Astrit Kabashin, Flonja Kodhelin, Kumrije Hoxhën, Fiona Gllavicën Pacolli dhe Alban Ukajn.

Filmi është shkruar dhe drejtuar nga Visar Morina, ndërsa bashkëskenariste është Doruntina Basha. Projekti është mbështetur nga institucione të ndryshme evropiane dhe rajonale të kinematografisë./KultPlus.com

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit