Bard Books ka njoftuar se libri “Rebelim dhe kujtesë” i autores Ardianë Pajaziti sapo ka dalë nga shtypi dhe është i disponueshëm në stendën e shtëpisë botuese në Panairin e Librit në Prishtinë.
Sipas njoftimit, libri sjell rrëfimet e nëntë grave që kanë sfiduar mentalitetin e kohës dhe kanë përballuar regjime, luftëra e sprova të rënda jetësore. Botimi përmbledh intervista ekskluzive dhe personale me Ferdeze Mujaj Sadiku, Edita Tahiri, Edi Shukriu, Saranda Bogujevci, Valbona Pula Petrovci, Ornela Vorpsi, Shukrije Ramadani, Branka Petriç dhe Luljeta Pula.
“Rebelim dhe kujtesë” prezantohet si një vepër që dokumenton përmes rrëfimeve personale qëndresën, guximin dhe kujtesën e grave që kanë lënë gjurmë në shoqëri./KultPlus.com





