Filloi viti i ri 1448 sipas kalendarit islam

Sot filloi viti 1448 sipas kalendarit hixhri.

Shpërngulja (Hixhreti) i Profetit të Fundit, Muhamedit paqja e Zotit qoftë mbi të, dhe shokëve të tij nga Meka në Medinë para 1448 vjetësh konsiderohet si fillimi i kalendarit hixhri në botën islame.

Hëna e re që njofton fillimin e muajit Muharrem u shfaqe fillimisht mbi Oqeanin Atlantik dhe do të mund të vërehet në Azi, Evropë, Afrikë, Amerikën e Veriut dhe Amerikën e Jugut.

Kalendari Hixhri bazohet në lëvizjen e Hënës, prandaj është kalendar hënor dhe është më i shkurtër me rreth dhjetë ditë krahasuar me kalendarin diellor (Gregorian). Për këtë arsye, datat e muajve islamikë ndryshojnë çdo vit dhe lëvizin brenda stinëve të ndryshme.

Sipas traditës islame, llogaritja e kohës sipas kalendarit Hixhri u miratua gjatë kohës së kalifit të dytë të drejtë, Umar ibn al-Khattab.

Hixhri shënon një pikë kthese në zhvillimin e komunitetit të parë musliman. Përballë persekutimit dhe kërcënimeve në Mekë, Profeti Muhamed, paqja e Zotit qoftë mbi të, u largua dhe u vendos në Medinë, ku më pas u hodhën themelet e para të organizimit të islamit dhe qytetërimit të hershëm musliman.

Ky moment historik simbolizon fillimin e një kapitulli të ri për myslimanët, të shënuar nga liria e fesë, ndërtimi i komunitetit dhe konsolidimi i vlerave shpirtërore dhe shoqërore.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit