Fetahu uron besimtarët për Kurban Bajramin, thirrje për solidaritet dhe paqe

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, Shaqir Fetahu ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit. Në mesazhin e tij, ai theksoi rëndësinë shpirtërore të kësaj feste, e cila lidhet me kryerjen e Haxhit dhe prerjen e kurbanëve, duke e cilësuar si periudhë reflektimi mbi besimin, sakrificën dhe devotshmërinë ndaj Zotit. Fetahu nënvizoi se Kurban Bajrami promovon vlera si solidariteti, paqja, respekti dhe kujdesi për të varfrit dhe familjen, duke bërë thirrje për forcimin e lidhjeve ndërnjerëzore dhe shmangien e përçarjeve. Ai uroi që sakrificat dhe lutjet e besimtarëve të pranohen dhe festën ta kalojnë me begati, shëndet dhe harmoni.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit