10.8 C
Skopje
Thursday, May 23, 2024

Evakuohet nga Gaza çifti nga Maqedonia

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani ka njoftuar se janë evakuuar nga Gaza dy shtetasit e fundit të RMV-së që kishin mbetur të bllokuar, përcjell TV21. Bëhet fjalë për një çift.

“Çifti, dy shtetasit tanë të fundit që ndodheshin në zonat e rrezikut, janë evakuuar nga Gaza. Ata janë aktualisht në strehim të sigurt dhe të përkohshëm në Kajro dhe së shpejti do të kthehen në shtëpi. Dëshiroj të shpreh mirënjohje të veçantë për angazhimin dhe profesionalizmin e u.d. ambasadorë në Tel Aviv dhe Kajro, Maçej Kaçorovski dhe Elma Altorok, të cilët bënë përpjekje të jashtëzakonshme në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente të Egjiptit dhe Izraelit si dhe me qytetarët tanë”, tha Osmani.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit