Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar njoftoi se është rregulluar sistemi i kontrollit të përbashkët kufitar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, transmeton Portalb.mk.
“Ju njoftojmë se është rregulluar sistemi i regjistrimit të hyrje/daljeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për regjistrimin e personave dhe automjeteve”, raporton QKMK.
Të premten ishte kthyer kontrolli i dyfishtë i pasaportave për shkak se sistemi i një pike kufitare ishte jashtë funksionit.
Ndryshe, autoritetet e Republikës së Kosovës dhe ato të Maqedonisë së Veriut më 12 prill të vitit 2025-të kanë përuruar vendkalimin e përbashkët kufitar Hani i Elezit-Bllacë. Në këtë ngjarje morëm pjesë të dy kryeministrat, Albin Kurti dhe Hristian Mickoski. Mickoski tha se kjo pikë kufitare e cila deri vonë është parë si pengesë, tashmë do të jetë lehtësim dhe bashkëpunim më i fuqishëm mes dy vendeve.
Më 28 maj të vitit 2025-të u përurua pika e dytë e përbashkët kufitare mes Kosovës dhe RMV-së.





