Drejtori i Spitalit Klinik në Tetovë ka ndarë lajmin se tani më kanë marrë garanci edhe nga Ministria e Finansave për projektin prej 74milion euro investime në rekonstruim dhe ndërimin e disa qendrave të reja, shkruan Top24
“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me qeverinë, ministrinë e shëndetsisë dhe po ashtu kemi marrë garanci edhe nga ministria e finansave. Si spital dhe menaxhmet kemi kompletuar të gjitha materialet dhe dokumentet e nevojshme që sa më parë të fillojmë me këtë invesim të shumë pritur për tetovarët dhe për këtë qendër klinike” tha drejtori Erzen Elezi.





