Mos i rrisni djemt me nijetin që të kujdesen për ju nesër kur të plakeni, rrisni se i keni emanet, nëse i edukoni si duhet do ju shërbejnë vetvetiu sa më mirë, edukoni t’i shërbejnë popullit dhe ummetit.
Mos u flisni për nuse duke qenë adoleshentë por motivoni të studiojnë e të përparojnë sa më shumë.
Mos thuaj “po ia bëj gjitha kushtet po tybe nesër ndodh më nxjerr prej shpisë” fëmijët, (djemt në veçanti) nuk guxojnë të dëgjojnë fjalë të tilla!
Mos u thuaj vajzave çu bëj buk vllaut e hekurosja pantollat se nesër ske ku shkon kur të martohesh, te ky vlla do vish!
JO, ajo ka hisen e vet në shtëpi dhe nuk guxon ta kushtëzosh që ta ketë frikë nesër kafshatën e gojës në shtëpinë ku u rrit.
Rrisni me dashuri për ju dhe familjen, e si do ta ketë fatin nesër, është punë e Zotit dhe jo e ynja si prindër.
Rrisni dhe edukoni djemt duke u bërë ata puntorë, të sjellshëm, të dashur..
Kështu ndoshta do ju urojnë pas sa vitesh edhe nuset e tyre 🥰
Emine Bajrami