Rrethrrotullimi në hyrje të Sarajit, projekt i premtuar prej më shumë se një dekade, mund të sjellë edhe një zgjidhje për lidhjen e Kondovës me pjesën tjetër të rrjetit rrugor.
Në një deklaratë ekskluzive për Ora24.tv , kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, thotë se aktualisht po shqyrtohet mundësia që pjesa e rrethrrotullimit të lidhet edhe me Kondovën.
“Ne aktualisht po shqyrtojmë këtë mundësi”, deklaroi Gjorgjievski, duke iu referuar lidhjes së Kondovës me pjesën tjetër të rrugës.
Ai paralajmëroi se në një afat më të gjatë synohet një zgjidhje më e gjerë infrastrukturore, përmes ndërtimit të rrugës Crnogorska, e cila do të lidhej me Bulevardin e Sllovenisë, përkatësisht me zonën e Momin Potokut.
Megjithatë, për këtë projekt ende duhet të përfundojë faza e projektimit.
“Banorët padyshim nuk do të mbesin jashtë”, tha Gjorgjievski, duke theksuar se investimet synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët e Shkupit.
Rrethrrotullimi në hyrje të Sarajit është kërkuar prej vitesh nga banorët e kësaj zone, veçanërisht për shkak të sigurisë në komunikacion dhe lidhjes më të mirë me fshatrat përreth.
https://www.facebook.com/share/v/1Emd7QhFxL/






