Edhe të shtunën në terren, Daut Memishi: Filloi montimi i barit artificial në Përshefcë-Gllogjë

Advertisement

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka njoftuar se kanë nisur punimet për montimin e barit artificial në fushën sportive Përshefcë-Gllogjë, duke e cilësuar këtë si një tjetër premtim të realizuar ndaj qytetarëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Memishi theksoi se puna në terren vazhdon edhe gjatë fundjavës, duke vënë në pah përkushtimin e administratës komunale për realizimin e projekteve të premtuara.

“Kur ka vullnet, nuk ka ditë pushimi. Edhe këtë të shtunë jemi në terren. Filloi montimi i barit artificial në Përshefcë-Gllogjë, një tjetër premtim i mbajtur. Ne nuk bëjmë politikë me fjalë, por me rezultate. Çdo projekt i përfunduar është një hap përpara për Komunën e Tearcës dhe një dëshmi se puna është gjuha që kuptojnë të gjithë”, ka shkruar Memishi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit