Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, zhvilloi sot n; Klubin e deputetëve takim dypalësh me ministrin e Punës e Shtetit të Katarit, Sh.T. Dr. Ali bin Samih Al Marri, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke kryesuar delegacion të lartë qeveritar.
Në kuadër të takimit, ministrat nënshkruan Memorandum për bashkëpunimi në fushën e punës midis Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Punës së Shtetit të Katarit, me të cilin vendoset kornizë institucionale për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe shkëmbimit të përvojave në fushën e punës.
Memorandumi parashikon bashkëpunimin në disa fusha me interes të përbashkët, duke përfshirë shkëmbimin e përvojave, vizitat studimore dhe praktikat e mira në sferën e marrëdhënieve të punës, inspektimit të punës, sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe shkëmbimin e mendimeve dhe ekspertizës gjatë avancimit të legjislacionit në fushën e punës. Dokumenti parashikon edhe formimin e Komitetit të përbashkët që do të koordinojë realizimin e aktiviteteve të dakorduara dhe do të punojë në përgatitjen e programeve të ardhshme të bashkëpunimit.






