Dua Lipa promovon Prishtinën në Google Maps Street View: “Mirë se vini në qytetin tim”

Advertisement

Dua Lipa ka publikuar një video të re në Instagram, përmes së cilës promovon Prishtinën dhe njofton se kryeqyteti i Kosovës tashmë mund të eksplorohet edhe përmes Google Maps Street View.

Videoja është publikuar në ditën e nisjes së Sunny Hill Festival, ndërsa artistja ka ndarë me ndjekësit e saj disa nga vendet më të dashura për të në qytetin ku u rrit, përcjell KultPlus.

Mirë se vini në Prishtinë! Sot është dita e parë e Sunny Hill Festival dhe, për ta festuar këtë, të gjitha restorantet, arkitektura dhe kultura që unë i dua tani mund të eksplorohen në Google Maps Street View”, ka shkruar Dua Lipa.

Në video, këngëtarja tregon lidhjen e saj të veçantë me Prishtinën dhe fton publikun ta zbulojë qytetin përmes përvojave që ajo i konsideron pjesë të identitetit të tij.

 

“Vendlindja ime, Prishtina, është tani në Google Maps Street View”, shprehet Dua në fillim të videos, duke prezantuar më pas disa nga vendet që kanë rëndësi për të, përfshirë librari, restorante dhe hapësira që pasqyrojnë kulturën dhe energjinë e qytetit.

Një pjesë e veçantë e videos i kushtohet edhe Sunny Hill Festival, të cilin Dua Lipa e përshkruan si një ëndërr të bërë realitet dhe një ngjarje që mishëron frymën e Prishtinës.

Publikimi i videos përkon me fillimin e edicionit të ri të festivalit, duke sjellë njëkohësisht në vëmendje kulturën, gastronominë dhe atmosferën e kryeqytetit të Kosovës për një audiencë ndërkombëtare./KultPlus.com

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit