Disa të rinj theren me thikë në qendër të Tetovës

Advertisement

Një përleshje mes disa të rinjve ka ndodhur para pak çastesh në afërsi të Pallatit të Kulturës në Tetovë. Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se gjatë incidentit janë përdorur edhe thika.

Në vendngjarje ka dalë policia, ndërsa personat e lënduar janë transportuar me ambulancë në Spitalin Klinik të Tetovës.

Për momentin nuk dihen detaje të tjera rreth incidentit, ndërsa informacione shtesë priten në vijim.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit