“Qeveria e Kosovës synon të investojë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati. Zhvillimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës mbetet prioritet”, tha kryeministri Albin Kurti në ceremoninë e betimit të 515 ushtarëve të rinj të FSK-së.
Kurti e quajti gjeneratën më të madhe e FSK-së që ka pasur ndonjëherë.
Kurti: 515 garantues të rinj të lirisë dhe të paqes
“Sot, këtu në kazermën ‘Adem Jashari’, në një vend ku emri i kryekomandantit simbolizon qëndresën shqiptare dhe sakrificën për liri, jemi mbledhur për të shënuar një ditë të veçantë për ju, për familjet tuaja dhe për Republikën e Kosovës. Sot po betohen 515 ushtarë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, njëherazi gjenerata më e madhe që kemi pasur ndonjëherë. 515 qytetarë të Republikës që kanë zgjedhur t’i shërbejnë atdheut, 515 pushkë më shumë për sigurinë e vendit, 515 garantues të rinj të lirisë dhe të paqes.
Ai theksoi se flijimi i dëshmorëve dhe martirëve të kombit i obligon që ta ruajnë të vërtetën historike, ta nderojmë luftën e drejtë çlirimtare dhe të krenohemi me të kudo që jemi e ngado që shkojmë.
Kurti theksoi se ushtria është një nga shtyllat kryesore të shtetit dhe se zhvillimi i saj është obligim yni për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të mbrojtur sovranitetin e shtetit dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës/








