Diaspora strugane në New Jeresy organizoi një mbrëmje tradicionale me rastin e vizitës së Kryetarit Mendi Qyra.
Nga atje thonë se komuniteti struganë për herë të parë respektoet nga një kryetar Komune.
Në mbrëmje morën pjesë shumë struganë ku patën mundësi personalisht ta takojnë kryetarin dhe të flasin me të.
“Në konakun e Struganëve në New Jersey u ndjeva si në shtëpinë time.
Mikpritje tradicionale, muzikë, atmosferë e ngrohtë, por mbi të gjitha dashuri dhe respekt pa fund për vendlindjen. Njerëz të mirë që meritojnë mirënjohje për gjithçka bëjnë për ta mbajtur gjallë lidhjen me Strugën.
Krenar me diasporën strugane gjithmonë bashkë, gjithmonë pranë njëri-tjetrit dhe gjithmonë me Strugën në zemër!
Faleminderit kryetarit Sinan Alimi dhe gjithë ekipit 🇦🇱🇺🇸Cultural Center për këtë organizim të paharrueshëm.
Mirënjohje pa fund për të gjithë pjesëmarrësit për respektin, ngrohtësinë dhe nderin që na bëtë!” Shkruan Qyra në profilin e tij.






