25.8 C
Skopje
Tuesday, July 23, 2024

Dhëndri në burg, vetë i pandehur – Berisha në masë sigurie për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” (Zbardhet dosja)

Janë zbardhur  disa pjesë nga dosja e SPAK për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, ku dyshohet se janë të përfshirë ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi

Dyshohet se Berisha, kryeministër në atë kohë ka nxjerrë një sërë aktesh ligjore e nënligjore në funksion të kthimit të pronave dhe privatizimit të klubit Partizani dhe kompleksit shumë sportesh në favor të 5 familjeve e pronarëve ku përfitues i drejtpërdrejtë ishte dhëndri i tij.

Dyshohet se Jamarbër Malltezi ka përfituar 3-5% të pasurisë se paluajtshme të 5 familjeve që ai ka përfaqësuar me prokurë dhe vetë ishte përfaqësues në këmbim të privatizimit, ku ka ndërtuar 17 kulla.

Ndërkohë klubi “Partizani” ka qenë në planin e përhapjes së Forcave të Armatosura dhe nuk lejohej të privatizohej.

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion vendosi masën “arrest me burg” për dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe “detyrim paraqitje” për Berishën dhe biznesmenin Fatmir Bektashi.

Mbi Berishën rëndon vetëm vepra “ korrupsion pasiv”.

Maltezi dyshohet se pastroi para me  Bekteshin i cili sipas SPAK hapi kompaninë e ndërtimit në të njëjtën kohë kur u krye privatizimi.

Akuzat 

Mësohet se Berisha akuzohet për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim sipas nenit 260 dhe 25 i Kodit Penal.

Nga ana tjetër Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim sipas nenit 260 dhe Pastrim i Produkteve në bashkëpunim me Fatmir Bektashin sipas nenit 287 të Kodit Penal.

Ndërtuesi Fatmri Bektashi akuzohet për korrupsion aktiv dhe pastrim i produkteve të veprës penale në bashkëpunim me Malltezin.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit