Një deputet i Parlamentit Evropian me prejardhje nga Mitrovica ka reaguar lidhur me aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Eurodeputeti Adnan Dibrani e ka cilësuar aktgjykimin si “të dhimbshëm” për Kosovën, duke shprehur solidaritet me familjet dhe të gjithë ata që po e përjetojnë rëndë këtë ditë.
Ai ka theksuar se bëhet fjalë për një aktgjykim të shkallës së parë dhe se e drejta e ankesës duhet të respektohet plotësisht.
“Mendja dhe zemra ime sot është me familjet dhe me të gjithë ata që po e përjetojnë rëndë këtë ditë të vështirë”, ka shkruar Dibrani.
Ai ka shtuar se qëndron përkrah popullit të Kosovës dhe se, sipas tij, “lufta e Kosovës për liri ishte e drejtë”.






