Dasho Veizaj ngre në KE çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Advertisement

Organizatori i studentëve nga Shqipëria, të cilët mbështetën protestat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, Dasho Veizaj, ka ngritur në nivel ndërkombëtar çështjen e të drejtave të shqiptarëve në vend.

Gjatë punimeve të Paktit të Ri Demokratik për Europën, Veizaj zhvilloi një takim me Presidenten e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Petra Bayr, ku diskutimi u përqendrua te gjendja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Sipas Veizajt, në takim u theksua se nuk mund të ketë kompromis me të drejtën për përdorimin e gjuhës amtare, ndërsa ai kërkoi vëmendje më të madhe ndërkombëtare për situatën me të cilën përballen shqiptarët dhe veçanërisht studentët, për shkak të pengesave institucionale.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit