Arjola Demiri ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Natën me Aulonën”. Aktorja shumë e pëlqyer nga publiku foli hapur edhe për jetën e saj private duke u shprehur se është e vështirë që të gjejë një partner jete. Arjola tha se nuk e kupton pse shumë çifte qëndrojnë bashkë për shkak të interesit ndërkohë që pëlqejnë njerëz të tjerë.
“Realiteti në Shqipëri është që meshkujt nuk janë të aftë të mbajnë një femër që është bashkëshortja e tyre, por janë të aftë të mbajnë 10 dashnore. Këtë nuk e kam kuptuar kurrë sepse dreqi ta hajë mos rri në një lidhje që nuk të bën të lumtur, mos rri për interes sepse ai nuk është stabilitet”, tha Arjola.
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?