3.8 C
Skopje
Saturday, December 14, 2024

Bytyqi-Gabriel: Hekurudha deri në kufirin bullgar është në fazën përfundimtare

Shkup, 25 tetor – Zv. kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Fatmir Bytyqi ka takuar Bjorn Gabrielin, nga Banka Evropiane e Investimeve (BEI) në vend, thuhet në njoftimin e shtypit të qeverisë.

“Bytyqi dhe Gabrieli diskutuan për mbështetjen që BEI vazhdimisht i jep Maqedonisë së Veriut, përmes realizimit të projekteve që janë me interes jetik për qytetarët tanë.

Në takimin e sotëm theksi u vu në realizimin e impiantit të trajtimit në Shkup, si dhe në renovimin dhe rehabilitimin e infrastrukturës së ujësjellësit në të gjitha komunat tona ku është e nevojshme.

Bashkëbiseduesit ndanë edhe informacione për realizimin e seksionit të fundit të korridorit hekurudhor VIII/lindje, nga Kriva Pallanka deri në kufirin me Republikën e Bullgarisë, i cili tani është në fazën përfundimtare, por u diskutua edhe për një projekt të ri potencial për infrastrukturën rezistente të klimës e cila do të financohet nga fondi i gjelbër i klimës”, thuhet në njoftim.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit